Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Dhjetor 2017, 17:05

Nusja nga Korça bëhet tapë gjatë dasmës dhe kafshon në vesh burrin

Dita e martesës së një çifti në Korçë nuk ka shkuar ashtu siç ata e kishin imagjinuar dhe fajin për këtë e ka pasur vetë nusja.

Sipas gazetares së Aldo Morning Show, në Korçë ishte zhvilluar një dasmë në të cilën nusja e cila ishte në moshën 21 vjeçare është dehur aq shumë sa që ka kafshuar bashkëshortin në vesh.

Ky kafshim nuk ka qenë dhe aq i vogël, pasi i ka shkaktuar dhëndrit shumë gjakderdhje dhe si pasojë dasma  ka mbaruar shpejt.

“Më pas vjehrra e ka marrë nusen, e ka zhveshur, e ka çuar në shtëpi dhe dasma është mbyllur shpejt e shpejt.”-raportoi korrespondetja nga Korça.