Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Dhjetor 2017, 16:04

Shqipëria po plaket dita ditës, tendenca për të mos lindur fëmijë një shqetësim madhor

Vendi jonë ka filluar të plaket me ritme të shpejta dhe kjo për faktin se numri i lindshmërisë po bie në një shifër shumë shqetësues. Sipas të dhënave të nxjerra nga  Instituti I Statistikave vetëm në tre mujorin e parë të këtij viti numri i lindjeve në Shqipëri u ulë me 20.7 % krahasuar me një vit më parë.

Kjo gjë ka filluar të jetë tepër shqetësuese pasi tashmë tendenca e prindërve të rinj  që të mos bëjnë fëmijë ka bërë që numri i personave të plakur në krahasim më të rinjtë të rritet shumë. Vetëm një vit më parë  numri i lindjeve në vend shënoi nivelin më të ulët në 100 vjet.

Në krahasim me 2016 ky vit duket edhe më keq pasi numri i lindjeve ka rënë në 3300 në vetëm 9 muajt e fundit.

Sipas statistikave nëse Shqipëria vazhdon me këto ritme do të përballet me një krizë demografike dhe do shënojë kështu rënien e 3-të më të shpejtë të lindshmërisë që është regjistruar ndonjëherë, pas Koresë dhe Rusisë.

Burimi: Anabel.al