Kuriozitete / E Mërkurë 27 Dhjetor 2017, 15:03

Ja 10 qytetet me gratë më të bukura në botë

Ditët e fundit një revistë e huaj e cila merret kryesisht me udhëtimet ‘Travelers Digest’ ka publikuar një artikull ku rëndit 10 vendet me gra më të bukura në botë. Nëse do u rastis të bëni ndonjë udhëtim në këto vende atëherë ju padiskutim do të mbeteni të habitur nga bukuria e femrave vendase.

Ndër vendet më femra më të bukura janë renditur Seuli, Amsterdami, Montreali, Tel Aviv, Moska etj. Bie në sy fakti se në këtë klasifikim dominojnë qytetet evropiane, në krye të të cilave pozicionohet kryeqyteti i Ukrainës, Kievi.

Pasi kjo revistë ka bërë renditjen e 10 vendeve, ka shkruar dhe një arsye se përse këto shtete shquhen për gra të bukura dhe të hijshme.

Në vendin e 10 renditen gratë e Montreal, Kanada. Këto gra përveçse shumë joshëse kanë dhe një karakteristik tjetër tepër të veçantë sidomos për meshkujt që pëlqejnë femrat që flasin shumë gjuhë. Ato janë tepër fine dhe të kulturuara dhe mënyra se si flasin anglisht dhe frëngjisht rrjedhshëm i bënë tepër atraktive ndaj meshkujve.

Në vendin e 9 renditet Seul, Korea e Jugut. Në këtë vend mund të gjeni femrat më të bukura aziatike dhe kjo për shkak të tipareve të tyre shumë delikate të cilat të sjellin ndërmend geishat e filmave . Femrat në Suel nuk janë as shumë të gjata dhe as shumë të shkurtra dhe sytë e tyre në formë bajamesh janë ajo që i bënë për vete meshkujt.

Në vendin e 8 renditet Amsterdam, Holandë. Femrat holladneze janë gjithçka që u duhet meshkujve që janë mendje hapur dhe largpamës, pasi këto gra përveç tipareve të tyre biond ku bie në sy shtatlartësia dhe flokët e gjatë biond, shquhen dhe për femra tepër modern dhe bëjnë shoqërueset më të mira nëpër festa.

Në vendin e 7 renditet Tel Aviv, Izrael ku femrat këtu dallohen më shumë për lëkurën e tyre e errët dhe sytë ngjyrë smeraldi. Gjithashtu këto gra janë tepër elegante dhe kanë një hijeshi enigmatike.

Në vend të 6 renditet Moska, Rusi. Nuk mund të mungonte dhe Rusia në këtë listë, pasi dihet tashmë që ai vend njihet për femra të parezistueshme shtatlarta me flokë biond me sy të kaltër. Gjithashtu Ruset janë edhe tepër miqësore dhe të sjellshme.

Në vendin e 5 kemi Sofje, Bullgari. Edhe pse nuk mbahet si ndonjë vend me cilësi shumë të mira, një ndër cilësitë pozitive që ato kanë janë gratë pasi ato me tiparet e tyre , sytë e kaltër dhe flokët e errët të hipnotizojnë me bukurinë e tyre.

Në vendin e 4 është renditur Buenos Aires, Argjentinë. Vajzat nga Amerika Jugore njihen për bukurin shpërthyese që i karakterizon. Ato nuk ndahen në bionde ose brune pasi në Argjentinë mund ti gjesh të dyja llojet dhe mund t’ju themi që të dyja janë te parezistueshme.

Në vendin e 3 kemi Nju Jork, SHBA. Në qytetin që nuk fle kurrë, nuk është e vështirë të hasësh modele dhe gra të rafinuara në bulevardet e Bruklinit, mbas të cilave është e pamundur të mos lësh mendjen.

Në vendin e 2 kemi Stokolm, Suedi ku ky vend mbahet për gratë e gjata dhe bionde. Ato shquhen për një bukuri të akullt me flokë të gjatë, tipare delikate sy e lëkur të çelur.

Ndërsa në vendin e 1 sigurisht renditet Kiev, Ukrainë. Gratë Ukrainase pa diskutim e meritojnë vendin e parë pasi bukuria e tyre I lë pa fjalë jo vetëm vendasit por edhe ngërzit nga e gjithë bota të cilët kurrë nuk lodhen duke vështruar një femër të tillë. Kanë një hijeshi unike dhe egërsia e tyre në konturet e feminilitetit të magnetizon.