Erik Lloshi ishte së fundmi i ftuar në Tv Klan ku bëri një deklaratë të fortë. Ai thumboi kolegët që marrin afro milionë klikime në ditë duke thënë se janë të blera.

Këngëtari tha se as një këngëtare botërore siç është Beyonce nuk i merr aq shumë klikime në javë.

Erik Lloshi: Është luftë, një luftë e madhe për klikime që blihen nga këngëtarët që është e pakuptueshme. Ka thënë një gjë shumë të bukur Aurela, që “nuk jam aq e pasur sa të blej klikime”. Realisht është shumë e vërtetë kjo lloj gjëje sepse humb vlerat e vetes si artist në radhë të parë sepse gënjen veten që ti je ai që s’je.
Pyetje: Po si e kupton ti që unë kam blerë klikime? Për shembull, punojmë bashkë, jemi miq, jemi shokë, si arrin ta kuptosh?
Erik Lloshi: Aldo, është e thjeshtë. Në një vend si Shqipëria siç jemi ne, nuk mund të arrihen 10 milionë klikime për dy ditë.
Pyetje: Vërtet?
Erik Lloshi: Është e pamundur. Apo 3 milionë klikime në ditë. Nuk mund të arrihen, është e pamundur totalisht. Ndërkohë që nxirr p.sh, ku di unë, një këngëtare botërore, Beyonce, nuk i merr 1 milionë klikime në javë. Këta i marrin 3 milionë në një ditë ka rastisur, e pamundur.



