Reperi i njohur Stresi njihet për problemet e shumta që ka me policinë dhe kjo për shkak të sjelljes së tij rebele. Edhe pse pas sjelljes tepër të edukuar që ai bëri në momentin kur u arrestua babai i tij ku të gjithë menduam se tashmë këngëtari kishte ndryshuar, në fakt ai do të ngelet gjithmonë i njëjti djalë rebel që ka qenë që në moshë të vogël.

Së fundmi sipas ‘Intv.al’ Stresi ka postuar disa video duke i ikur policisë, pasi nuk ka vendosur rripin e sigurimit.

“Policia kudo mbrapa, ndalu” ka shkruar reperi në videon e postuar ku shihet teksa i jep makinës dhe mbrapa tij ndodhet policia.


