Nga Shqipëria / E Premte 16 Shtator 2022, 13:01

Rikthehet sherri, pasi u kapën për një palë vathë, Dafina dhe Era përplasen sërish

Duke qenë dy nga këngëtaret më të preferuara të publikut, Dafina Zeqiri dhe Era Istrefi janë edhe më të ndjekurat në rrjete sociale, ku shpeshherë bien në sy me stilin e tyre. Dhe ja sërish të dyja janë kapur për të njëjtën gjë: punë trendesh!

Pak kohë më parë u përplasën për një palë vathë ndërsa tani shkak janë bërë baluket. Në postimin e fundit Dafina u shfaq me një stil të ri të flokëve, me baluke dhe i kushtoi një status duke treguar se ajo përherë i kthehet këtij stili.  

Por disa minuta pas kësaj Era Istrefi publikoi në profilin e saj disa foto me flokët gjithashtu me baluke.

Dhe me atë çfarë shkruan duket se thumbon hapur dikë. "Trend bëj, nuk ndjek", ka shkruar Era.