Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Dhjetor 2017, 13:01

Vesa Luma gatuan për herë të parë pite për Big Bastan në Zelandën e Re, ja si ka reaguar ai

Pas  muajsh larg nga njëri-tjetri më në fund çifti i njohur i showbizit Vesa Luma dhe Big Basta janë bashkuar dhe kanë nisur bashkëjetesën e tyre në Zelandën e Re, por edhe pse larg Shqipërisë ata nuk mund të mos rrinë pa ngrenë ushqim tradicional shqiptar.

Nëpërmjet disa postimeve që këngëtarja ka bërë në adresën e saj, ka treguar se ajo ka përveshur mëngët dhe ka filluar të gatuajë pite për bashkëshortin e saj, i cili prej  muajsh nuk kishte ngrënë byrek shqiptar.

Siç ka treguar edhe Vesa, kjo ishte hera e parë që po bënte byrek pa ndihmën e nënës së saj, por mesa duket rezultati i ka dal mjaft i mirë pasi në fotot e postuara duket Big Basta që po e ha me shumë qejf.

Ajo madje ka bërë edhe një sondazh për ndjekësit e saj të cilët duhet të votonin nëse u pëlqente pitja apo jo, dhe shumica prej tyre e kanë pëlqyer rezultatin.

Vesa dhe Big Basta janë prindër të një djali të quajtur Lian dhe tashmë kanë vendosur që jetën e tyre ta vazhdojnë në Zelandë të Re, ndërkohë nuk dihet nëse do vazhdojnë të jenë aktivë në muzikë.