Nga Shqipëria / E Enjte 15 Shtator 2022, 10:10

E pamë te 'Kepi i Tundimeve', tani konkurrent i 'Përputhen'

Një pjesëmarrës i reality show “Kepi i Tundimeve”, i është bashkuar "Përputhen".  Bëhet fjalë për Mateo Borrin, 25-vjeçarin nga Elbasani me profesion instruktor palestre.

Në hyrje të tij në emision ai u shpreh se është një tip që dashuron shumë e jep shumë nga vetja por e ka të vështirë të gjejë personin e duhur.

“Kam tip që di të dashuroj shumë e të jap shumë nga vetja por e kam të vështirë të gjej personin e duhur pasi jam shumë detajist dhe jap shumë nga vetja", tha Mateo.