Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Shtator 2022, 22:10

U bë baba për herë të parë, Robin Krasniqi zbulon emrin e veçantë të djalit

Robin dhe Marigona Krasniqi u bënë prindër për herë të parë me datë 12 Shtator. Lajmi u bë i ditur nga një i afërm i boksierit, i cili publikoi në rrjete sociale një foto të tij me të birin e sapolindur.

Së fundmi Robini ka publikuar në Instagram foton më të ëmbël me vogëlushin duke i zbuluar dhe emrin. Ai dhe e shoqja e kanë quajtur djalin Meyson Robin Krasniqi.

"Të dashur miq,
më lejoni të ju falënderoj përzemërsisht për urimet tuaja, për lindjen e djalit tonë, Meyson Robin Krasniqi. Ne ju përshëndesim nga zemra dhe ju urojmë gjithë të mirat", ka shkruar boksieri krahas fotos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Robin Krasniqi (@robin_krasniqi)