Teksa po afron nisja e "Dance with me", konkurrentët që do marrin pjesë po zbulohen dita ditës. Së fundmi, faqja zyrtare në Instagram ka zbuluar se spektaklit do t'i bashkohet një futbollist.

Bëhet fjalë për Andi Lilën. “Një nga futbollistët më popullorë e të dashur të tifozërisë shqiptare, Andi Lila ka vallëzuar gjithë jetën me top në fushën e blertë, por asnjëherë në një pistë vallëzimi. Kjo është sfida e tij, paç fat", thuhet në njoftim.

Orgesa Zaimi, Luiza Gega, Cindy Marina, Arbnora Ademaj, Valon Shehu, Arta Nitaj janë disa emra të tjerë që do i bashkohen spektaklit që do nisë së shpejti.
View this post on Instagram


