Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Shtator 2022, 16:04

Einxhel tregon si është jeta me 2 djem: Njëri i bie barkut, tjetri...

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz do të bëhen prindër për herë të parë dhe po presin me padurim këtë moment. Çifti do bëhet me djalë dhe gjatë kësaj kohe Einxhel është shumë aktive në rrjetet sociale duke na treguar ç'po ndodh me ta.

Së fundmi ajo ka postuar një video në Instastory ku tregon si është të jetosh që tani me dy djem.

“Njëri i bie barkut, tjetri shef anglez që luajnë poker. Jeta me dy çuna”, ka shkruar moderatorja.