Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Dhjetor 2017, 12:12

Flet për herë të parë Albert Krasniqi për foton e përfolur me Noizyn

Para disa ditësh një foto që bëri xhiro në të gjitha portalet ishte fotoja ku shfaqeshin reperi Noizy duke darkuar me ish menaxherin e Babastars, Albert Krasniqi. Dyshja një vit më parë  u përfshi  në një konflikt nga i cili doli i dëmtuar Noizy dhe përherë janë konsideruar si kundërshtar për shkak se Alberti ka qenë pjesë e Baba Stars.

Por mesa duket çunat kanë vendosur ti japin fund armiqësive dhe të bëjnë paqe. Albert Krasniqi në një prononcim për Xing.al, i ka dhënë fund të gjitha fjalëve që u përhapën se ai është tradhëtar. Ai është shprehur se fotoja me Noizyt është postuar me qëllim që të ndikojë pozitivisht.

“Nuk jam pjesë e asnjë grupi muzikor. Me Noizy-n e kemi bërë një foto dhe e kemi postuar dhe si qëllim kemi patur që të ndikojë pozitivisht në krejt boten ku ka shqiptarë, të merret një shembull i mirë sepse jemi shqiptarë dhe t’i harrojmë problemet e kaluara mes njëri-tjetrit e të mundohemi të ecim përpara pa hasmëri... Pajtimin mes nesh e ka bërë Jeton Lasku i diskotekës ‘Avalon’.”- është shprehur menaxheri i njohur.