Olsi dhe Fjorentina ishin një nga çiftet e këtij edicioni të Big Brother që edhe pas kaq muajsh vazhdojnë ende të jenë pjesë e lajmeve. Ata i dhanë fund lidhjes së tyre pak kohë pas daljes nga loja, një ndarje kjo që bëri bujë, ku të gjithë aludonin për arsyen e përfundimit.

Olsi ka qenë sot i ftuar në ‘Pop Culture’ ku sipas tij ka qenë i shoqëruar nga e dashura e tij e re. Përveç pyetjeve të ndryshme ish banori nuk mund ti shpëtonte edhe pyetjes se përse i dha fund lidhjes me Fjorentinën. Ai ka treguar se shkak për ndarjen është bërë xhelozia e teprua e Fjorit, pasi sipas tij nuk mund ta dilte në club me shokët sepse ajo xhelozonte për çdo gjë.

Por një surprizë e papritur ka ndodhur ndërkohë që Olsi po fliste, ai është lidhur në një lidhje telefonike me Fjorentinën, ku dhe ata kanë pasur komunikimin e parë pas ndarjes. Fjorentina i ka dhënë edhe përgjigje pasi ai tha se ishte tepër xheloze.
‘Olsi duhet të kuptonte që kishte dhe një të dashur dhe s’mund të lëvizte gjithë kohën’ u shpreh ajo.

Gjithsesi ata në fund i kanë uruar njëri-tjetrit festat e fundvitit, Fjorentina me shumë dashuri tha se ‘i uronte gjithë lumturinë e botës’ dhe Olsi po ashtu, por me një ndryshim të vogël: “Faleminderit, edhe unë të uroj më të mirat e kësaj bote edhe pse jam me dikë tjetër...uroj të gjesh dhe ti dashurinë.”


