Pak ditë më parë Fjodora Fjora publikoi një foto në Instastory ku shihej e kapur përdore me një mashkull misterioz dhe menjëherë u përfol se moderatorja ka nisur një lidhje.

E ftuar në programin e mëngjesit “Wake Up”, Fjora zbuloi se personi në foto është një shok i saj, me të cilin është në periudhë njohjeje.

“Historikisht vëllain tim e kanë marrë për të dashurin tim. Nuk kemi çfarë të bëjmë. Çfarë ka të re në jetën tënde? Nuk është dora e vëllait, është dora e një shokut tim…. dhe kaq. Njeriu poston kur e ndjen se duhet ta bëjë, unë e ndjeva, ishte një moment shumë i bukur për mua, kam kaluar shumë bukur për pushime. Ishte një moment që ndihesha shumë mirë shpirtërisht dhe ia lejova vetes edhe duke e ditur impaktin që do të kishte. Por e ndjeva që duhet ta postoja. Jam në një njohje, jo tamam tamam në një marrëdhënie, është shumë e bukur”, u shpreh moderatorja.





