Nga Shqipëria / E Martë 13 Shtator 2022, 11:11

Zbulohet moderatorja e 'Big Brother VIP Kosova'

Big Brother Vip në Kosovë është gati për të nisur dhe dita ditës po zbulohen detaje që nga çmimi 200 mijë euro tek konkurrentët. Së fundmi është zbuluar se prezantuese do jetë Jonida Vokshi.

Aktorja do të prezantojë "Big Brother VIP Kosova" krah Alaudin Hamitit.

Vetë Jonida ka publikuar në “Instastory” një “telefonatë” nga “Big Brother" dhe të gjithë dyshuan se do ta shihnin konkurrente, por jo aktoren në fakt do e shohim në rolin e prezantueses.