Nga Shqipëria / E Martë 26 Dhjetor 2017, 18:06

Anaidi dhe Sara Kolami në një lidhje? Reagon fituesi i Big Brother

Anaid Kaloti ish fituesi i Big Brother ditën e sotme u bë kryefjala e lajmeve në portalet online, pasi sipas ‘Revistës Class’ ai ishte parë duke u përqafuar me prezantuesen Sara Kolami në ambientet e lokalit të tij. Menjëherë nisën fjalët që mes ti dhe Sarës kishte një lidhje.

Mirëpo pak minuta më parë ka qenë vet Anaidi ai që ka mohuar një gjë të tillë, duke treguar se mes tij dhe Sarës nuk ka asgjë dhe se ata janë thjesht miq shumë të mirë.

Ai ka dhënë një prononcim për portalin 'Jeta osh Qef' ku dhe është shprehur : “Është kohë festash... njerëzit e afërt kanë nevojë për përqafime. Nëse kjo i bën të jenë në një marrëdhënie, atëherë Sarën e kam tradhtuar sot dy herë brenda paradites!”