Rita Ora dhe Dua Lipa kanë qenë mbrëmë në të njëjtin vend, në të njëjtën skenë, por nuk janë takuar! Dy këngëtaret shqiptare kanë performuar në “Rock in Rio”, një festival që mbahet në Brazil.

Rita dhe Dua ishin ftuar për të kënduar në të njëjtën natë e madje mediat braziliane i kanë kushtuar artikuj performancave të tyre.

Mirëpo ato nuk janë parë asnjë moment me njëra-tjetrën.

Në media shpeshherë është përfolur se dy këngëtaret nuk i kanë raportet e mira, megjithatë Rita e ftuar në Tiranë pak ditë më parë la mundësinë që në të ardhmen mund të sjellë një bashkëpunim me Duan.

"Do të ishte një ëndërr për mua që një ditë që të bëhemi të gjitha bashkë, në kohën e duhur. Të gjitha kanë axhendën e ngjeshur, por mua mund të më llogarisni (po)”, tha Rita.


