Divorci i çiftit të njohur italian, Francesco Totti dhe Ilary Blasi, vazhdon të bëjë bujë në mediat italiane. Një ditë më parë Totti tha se e kapi bashkëshorten mat duke e tradhtuar.

Blasi ka reaguar duke bërë një deklaratë të fortë.
“Nëse vendos të flas mund të them gjëra që do të prishnin 50 familje”, tha ish-bashkëshortja e Francesco Tottit.

Sipas mediave italiane, Ilary është mjaftuar me këtë fjali duke kërkuar të ruajë fëmijët që të mos preken nga kjo situatë.

“Kam mbrojtur përherë fëmijët e mi dhe do të vazhdoj ta bëj një gjë të tillë”, tha prezantuesja italiane.

