Ledri Vula është një nga reperët më të njohur në Shqipëri, ku me hitet e tij të ndryshme që ai nxjerr është bërë një ndër këngëtarët më të kërkuar në clubet e Tiranës. Ai është përfolur shpesh dhe për lidhjet e ndryshme që ka pas me disa nga vajzat e showbizit.

Kohët e fundit është bërë e ditur se reperi ndodhet në një lidhje me një vajzë të panjohur për publikun.

Sipas një videoje që po qarkullon Ledri është kapur duke u puthur me një vajzë në aeroport, identiteti i saj ende nuk është bërë i ditur .
Intv.al shkruan se Ledri pas publikimit të asaj videoje ka reaguar nëpërmjet një postimi në Insta Story, ku shfaqet së bashku me menaxherin e tij Faton Shoshin dhe një vajzë duke ecur në New York. Mesa duket dal ngadalë këngëtari po pranon lidhjen e tij dhe shumë shpejt mund të bëjë publik dhe identitetin e vajzës.



