Ish-ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja socialiste Mimi Kodheli feston sot ditëlindjen. Ajo bën 58 vjeç, por mosha për të mosha është vetëm një numër. Kodheli shfaqet gjithmonë në formë të mirë.

Së fundmi ajo është pyetur nga “Panorama Plus” se si do ta kalojë ditën e saj të veçantë, mirëpo deputetja ka treguar se për të është një ditë si gjithë të tjerat.

“Sot një ditë si gjithë të tjerat me ca lule më shumë në tavolinë”, është shprehur Kodheli.



