Nga Shqipëria / E Diel 11 Shtator 2022, 16:04

Dua Lipa mungoi në 'Sunny Hill' në Tiranë, i ati sqaron një herë e mirë arsyen

Dua Lipa nuk performoi në “Sunny Hill Festival” në Tiranë, ndryshe nga sa veproi në Prishtinë ku dhuroi një spektakël madhështor. Mungesa e saj është diskutuar shumë në publik, por i ati, Dukagjin Lipa i ka sqaruar së fundmi të gjithë.

Në një intervistë për "Jo vetëm modë" ai ka treguar se nuk ishte thënë askund që Dua do të ishte pjesë e festivalit. Zoti Lipa ka shtuar se datat ishin të limituara dhe se e bija nuk mund të ishte dhe në Prishinë dhe në Tiranë.

"Dua ishte në Prishtinë, ka qenë ndoshta, mos të them informatë e gabuar, por ajo nuk mund të ishte këtu, datat e limituara, nuk mund të ishte në dy vende. Tirana është këtu, nuk po shkon askund, do ta bëjmë prapë. Po shpresojmë ta shohim shpejt", është shprehur ai.