Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do të martohen së shpejti! Lajmin e konfirmoi vetë blogerja pak ditë më parë në “Goca dhe Gra” duke zbuluar edhe detaje të tjera nga dasma e shumëpritur. Armina tha se dita e kurorëzimit do të jetë në fund të shtatorit, por pa zbuluar datën.

Ndërkohë, 'Panorama Plus' ka zbuluar se ceremonia do të zhvillohet në periferi të Tiranës dhe gjithçka do të organizohet në trajtën e një koktejli. Shkëlzeni dhe Armina kanë zgjedhur një dasmë tradicionale në çdo detaj të tyre. Menyja e përzgjedhur prej tyre është tradicionale shqiptare, madje edhe pijet do të jenë prodhim i vendit tonë.

Sipas "Panorama Plus" dyshja kanë ftuar rreth 200 persona në ditën e tyre të rëndësishme, mes tyre personazhe VIP nga bota e artit dhe kulturës, por edhe figura të njohura politike.




