Princi Harry dhe Meghan Markle u bashkuan me Princin William dhe Kate Middleton në homazhet pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth. Kjo është hera e parë që dy çiftet mbretërore shihen kaq afër së bashku.

Zëdhënësi i William tha se ai kishte ftuar Harry-n dhe Meghan-in, për t’u bashkuar me të dhe Kate teksa bënë homazhe dhe folën me turmën që rrinin në hyrje të kështjellës Windsor.

Katër anëtarët e familjes mbretërore u pritën ngrohtësisht nga turmat e mbledhura nga jashtë Kështjellës Windsor.

Korrespondenti mbretëror i CNN, Max Foster tha se ribashkimi pas dy viteve të trazuara në familjen mbretërore ishte “një moment i madh”.




