Marina Vjollca dhe Getoar Selimi festojnë sot përvjetorin e martesës. Moderatorja nuk e ka kursyer një dedikim publik për njeriun e saj të zemrës, madje një dedikim epik!

Ajo ka publikuar një foto me Getin krahas së cilës ka shkruar: Martesa është një marrëdhënie në të cilën njëri ka gjithmonë të drejtë dhe tjetri është burri! Gëzuar përvjetorin dashuria ime!

Kujtojmë se dyshja u bënë prindër për herë të parë vitin që lamë pas me një vajzë të quajtur Marget.
View this post on Instagram


