Këngëtari i njohur Blero ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me postimin e tij të fundit. Ai ka bërë një status ku shprehet se i pëlqen rregulli i Leonardo DiCaprios për të mos dalë me vajza mbi 25 vjeç.

“Po më pëlqen shumë rregulli i Leonardo DiCaprios. 23-25, asnjë ditë më të vjetër. Ky është vëllai im”, ka shkruar Blero.

Kujtojmë se DiCaprio u nda nga e dashura e tij Camila Morrone pak pasi bëri 25 vjeç. Lajmi bëri bujë të madhe sepse aktori gjithmonë ndahet nga të dashurat kur ato e kalojnë këtë moshë, rastësisht apo jo. Nga ana tjetër Blero u nda pak kohë më parë nga Afrona Dika.



