Një ngjarje që tronditi qytetin e Tiranës ditën e premte ishte vrasja që një 28-vjeçar bëri ndaj babait të tij. Autori i krimit Selam Aliaj masakroi me çekiç babain e tij 74 vjeç dhe më pas trupin e tij e hodhi tek liqeni i Farkës. Sipas dëshmisë së tij, ai do të martohej së shpejti më një vajzë të quajtur Manushaqe, të cilën babai i tij i kishte thënë se do ta ndanin bashkë.

Ai ka treguar se në momentin që ka ndodhur krimi ata kanë qenë në ambientin e shtëpisë, ku dhe kanë debatuar sepse babai e kishte fejuar pa dëshirën e tij.

"Kemi qenë në ambientet e jashtme të shtëpisë, dy muaj pasi babi më fejoi pa dëshirën time. Doja të shkoja në Gjermani te vëllai e pastaj të kthehesha të fejohesha por ai kundërshtoi, më tha që gruan tënde do ta ndajmë të dy. E godita me çekiç tre herë në kokë, më pas e mbulova me një tapet që e përdorja për automjetin dhe e dërgova në Farkë. Aty kuptova që ishte gjallë dhe e hodha trupin në liqen. Pastaj u largova nga liqeni, hoqa rrobat dhe i hodha në kosh. Shkova te rruga e Elbasanit dhe hëngra 3 sufllaqe dhe mora makinën e vëllait dhe u nisa për Kukës", ka qenë dëshmia e Selman Aliaj.

Selami është arrestuar nga policia dhe në seancën e sotme gjykata ka caktuar për të masën arrest me burg.


