Rozana Radi këtë sezon të ri televiziv do të drejtojë një format ndryshe. Bëhet fjalë për një emision pasditeje, nën logon e televizionit MCN.

Këtë lajm e ka bërë me dije vetë Rozana me anë të një fotoje në ambjentet e këtij televizioni.

“Më uroni fat! Do jemi çdo pasdite bashkë në një pasdite të veçantë", shkruan moderatorja.

