Këngëtari i njohur Ardit Çuni do të jetë një ndër konkurrentët e "Dancing With the Stars". Lajmi është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e spektaklit në Instagram.

"Nuk e fitoi dot BBV, por këngëtari Ardit Çuni, ka një as nën mëngë; kërcimin. A do t’ia dalë këtë herë, në Dancing With the Stars?", shkruhet në postim.
View this post on Instagram
"Dancing with the stars" do të fillojë në Tetor dhe në rrjet po përflitet se bashkëprezantuesi i Bora Zemanit do të jetë partneri i saj Donald Veshaj.




