Nga Shqipëria / E Shtunë 10 Shtator 2022, 13:01

Beatrix Ramosaj merr propozimin e papritur nga aktori latin

Beatrix Ramosaj është bërë nostalgjike dhe ka ndarë një video kolazh me disa momente të saj nga eksperienca në “Big Brother Vip.”

Por vëmendje ka marrë një koment nga një aktor argjentinas. Victorio D'Alessandro i ka lënë një mesazh ish-banores së “Big Brother Vip”.

“Kam një propozim të madh për ty, më shkruaj”, ka komentuar argjentinasi duke i lënë të gjithë kuriozë nëse midis tyre është zhvilluar ndonjë bisedë private.