Fjolla Morina bëhet shpesh pjesë e portaleve për shkak të lidhjeve të ndryshme që ka pasur dhe sigurisht këngëve që ajo publikon. Edhe pse është përfolur shpesh për lidhje të ndryshme ajo asnjëherë nuk ka dashur të pranojë asnjë ndër tyre dhe madje gjithmonë kujdeset që jetën e saj private ta mbajë larg syrit të publikut.

Por mesa duket ajo tashmë është aq e dashuruar saqë ka vendosur ta shprehi ndjenjën e saj publikisht partnerit . Nëpërmjet një postimi që ka bërë së fundmi ajo ka shkruar një dedikim të ndjerë për partnerin të cilit nuk ja ka zbuluar identitetin por thjesht i ka shprehur dashurinë.

“Nëse do të më duhet të zgjedh midis teje dhe frymëmarrjes, unë do të shfrytëzoja frymëmarrjen time të fundit për të të thënë Të Dua”, është shprehur Fjolla.

Ndërkohë presim që së shpejti të zbuloi edhe identitetin e djalit në fjalë.


