Nga Shqipëria / E Premte 9 Shtator 2022, 13:01

Klaudia Pepa rikthehet në Shqipëri dhe ja ku do ta shohim

Klaudia Pepa e ka ndërtuar prej vitesh karrierën në Itali, mirëpo ka ardhur koha që ajo të kthehet në vendin e saj. Së shpejti Klaudian do e shohim në ekranet shqiptare.

Balerina do të jetë pjesë e jurisë në "Dance With Me" në Tv Klan. 

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e televizionit "Klan" në Instagram. Kujtojmë se Klaudia realizoi koreografinë e Ronela Hajatit për performancën në Eurovision.