Një nga fituesit e Big Brother që ka qenë dhe një ndër më të komentuarit është Anaid Kaloti, i cili është dhe triumfuesi i edicionit të 5 të këtij reality show. Anaidi që pas daljes nga shtëpia u bë pjesë e mediave rozë në fillim për lidhjen me Jonën një tjetër konkurrente të BB5, dhe më pas për hapjen e biznesit të tij dhe lidhjen shumë të përfolur me Oriola Marashin.

Por lajme të reja kemi nga ish konkurrenti i cili mesa duket ndodhet në një raport të ri, dhe vajza me të cilën është lidhur nuk është e panjohur për publikun.

Bëhet fjalë për prezantuesen dhe blogeren Sara Kolami, sipas ‘Class’ thuhet se çifti më i ri i showbizzit janë parë së bashku në ambientet e lokalit që menaxhon Anaidi.

Ata të dy ndodheshin shumë pranë njëri-tjetrit dhe thuhej se gjatë gjithë kohës qëndronin të përqafuar duke mos e vrarë mendjen për njerëzit që i shikonin. Nuk dihet se prej sa kohësh ata kanë filluar të frekuentojnë njeri-tjetrin pasi që të dy janë treguar mjaft të rezervuar duke mos postuar as foto dhe as nuk kanë pasur dalje publike së bashku.




