Princ Harry dhe Meghan Markle kanë reaguar për herë të parë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II. Duka dhe Dukesha e Sussex kanë ndarë një deklaratë të përbashkët ku thuhet: NË KUJTIM TË DASHUR TË MADHËRISË së saj Mbretëreshës ELIZABETH II 1926-2022!
Pavarësisht se kanë pasur shpesh tensione familjare, Princ Harry ishte shumë i lidhur me Mbretëreshën. Thuhej se ajo e adhuronte nipin e tij.
Harry mbërriti në Skoci pranë familjes mbretërore, megjithatë ai nuk mundi t'i jepte lamtumirën e fundit gjyshes së tij.

