Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë ditën e djeshme. "Page Six" shkruan se Princ Harry ka shkuar menjëherë në Skoci së bashku me familjen e tij.
Në rrjet po qarkullojnë disa foto të Harry-t ku ai shihet i pikëlluar në makinë. Mbretëresha u nda nga jeta në moshën 96 vjeçare dhe ishte monarkja më jetëgjatë e shtetit. Ajo mori detyrën që në moshën 25-vjeçare kur vdiq babai i saj Mbreti George VI.


