Nga Shqipëria / E Enjte 8 Shtator 2022, 23:11

Kulla Eifel fik dritat në shenjë zie për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II

Kulla Eifel do të errësohet sonte në shenjë zie për vdekjen e Mbretëreshës Britanike Elizabeth II. Lajmi është bërë i ditur nga kryetarja e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo me anë të një postimi në Twitter.

Mbretëresha u nda nga jeta këtë të enjte në moshën 96-vjeçare.