Nga Shqipëria / E Enjte 8 Shtator 2022, 17:05

Mbretëresha Elizabeth në gjendje të rëndë shëndetësore

Gjendja shëndetësore e mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth është mjaft e rëndë. Lajmi është bërë i ditur nga një deklaratë nga Pallati Mbretëror.

Mbretëresha, 96 vjeç është nën mbikëqyrjen mjekësore në Balmoral. “Mjekët e saj u shqetësuan për shëndetin e saj”, tha Buckingham Palace.

Ndërkohë, Princi Charles dhe William po udhëtojnë drejt Skocisë për të vizituar Mbretëreshën.