Nga Shqipëria / E Enjte 8 Shtator 2022, 15:03

Turjan Hysko zbulon emrin e madh në 'Klanifornia': Do e kemi çdo javë

Spektakli i humorit “Klanifornia”, i cili fillon të shtunën mbrëma, ka në plan të surprizojë shikuesit. Për të zbuluar se çfarë na pret në puntatën e parë të sezonit, Turjan Hysko dhe regjisori Altin Ago ishin të ftuar në “Aldo Morning Show”.

"Do jemi plot risi, do jemi njësoj si vitin e kaluar. Përtej shakave, “Klanifornia” do ketë risi në humor spese do ndërthurim skeçe në terren siç e kemi bërë, do ta mbajmë prapë si vijë logjike skeçin e terrenit se është pëlqyer shumë dhe do i alternojmë me skeçet e studios. Kjo na bën pak më të veçantë në tregun e humorit", tha Ago ndërsa Hysko shtoi: "Këto që tha Altini vlejnë, por gjithsesi do kemi aktorë të rinj"

"Këtë sezon Gent Zenelajn do e kemi stabël, çdo javë", zbuloi Turjan Hysko. "Është një aktor që e dua dhe e vlerësoj shumë", u shpreh ai.