Para disa ditësh ishte vetë Faton Shoshi ai që nëpërmjet një interviste pranoi se marrëdhënia e tij personale dhe profesionale me këngëtaren Era Istrefi kishte marrë fund. Pas shumë kohësh që u përfol për një ndarje mes tyre ai tregoi se mes tij dhe Erës kishte disa mosmarrëveshje që në realizimin e këngës ‘Redrum’, të cilat mesa duket nuk u zgjidhën dot.

Por edhe pse të gjithë prisnim një reagim nga ana e këngëtares së njohur mbi këtë temë, Era ka vendosur të hesht dhe të mos e komentojë fare ndarjen e saj nga menaxheri. Ajo ka postuar në Instagram një foto ku tregon se së shpejti do të vij me një këngë të re, e cila do jetë e para që nuk do jetë në bashkëpunim me Shoshin.

“Çdo gjë që unë dua për Krishtlindje, është që ju djema të dëgjoni këngën time të re” ka shkruar Era pranë fotos.



