Rita Ora dha një performancë fantastike në sheshin “Skënderbej” të martën. Gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, ylli me famë botërore u shoqërua nga dy prindërit e saj.

Së fundmi, Vera Ora, mamaja e Ritës në një intervistë për “Euronews Albania” ka rrëfyer emocionet e saj teksa ndiqte koncertin e së bijës dhe tregoi si është Rita brenda shtëpisë.

“Rita tani kujdeset për neve, për motrën, vëllain dhe rrethin e saj. Kur Rita vjen në shtëpi fama e saj mbyllet, nuk ka dallim mes fëmijëve të tjerë, duhet t’i lajë enët, banjën ta pastroj, është e kuptueshme, ajo e gëzon thjeshtësie që familja i sjell, i duket më normale se atë që ka punë. Unë i them Ritës që të gjithë jemi yje në profesionin tonë, ti e bën në publike por të gjithë jemi të njëjtë”,-përfundoi nëna e Rita Orës.


