Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Shtator 2022, 18:06

Çfarë ndodh me temperaturat ditën e enjte

Ditën e enjte vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e shtim gradual të vranësirave në orët e pasdites, kryesisht në veri dhe qendër të vendit.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore fiton shpejtësi deri në 15m/s. Sipas SHMU valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.