Nata e Krishtlindjeve nuk ka qenë për të gjithë një festë pasi një burrë 56-vjeçar është gjendur i vdekur në banesën e tij mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës.
Sipas autoriteteve bëhet fjalë për Andrea Diamant, i cili i ka dhënë fund jetës së tij natën e Krishtlindjeve pasi fëmijët e tij nuk kanë pranuar të festojnë festën me të.
Sipas Panorama, 56-vjeçari kishte 4 vite që ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij, e cila jeton në Greqi së bashku me 2 djemtë.

Sipas të afërmve gjendja psikologjike e viktimës ishte e rënduar pas refuzimi të vazhdueshëm të fëmijëve, të cilët nuk pranonin ta takonin. Familjarët shprehen se ai kishte treguar shpesh herë që nuk jetonte më dot në këtë mënyrë, por ata nuk e prisnin që Diamanti të arrinte deri në këtë pikë.
