Semi performoi mbrëmë në koncertin e “Sheshit Skënderbej”, ku ishte e ftuar këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora. Semi u ngjit në skenë dhe këndoi disa nga hitet e saj, një ndër to këngën "Jetike".
E pikërisht në këtë moment ajo u emocionua dhe u përlot. Megjithatë duket se këto kanë qenë lot gazimi pasi Semi është prekur nga fakti se të gjithë po këndonin baladën e saj.
