Kim Kardashian dhe Pete Davidson i dhanë fund lidhjes pak muaj më parë, por marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë e mirë. Dyshja ruajnë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin, madje pikërisht këtë ka treguar dhe deklarata e fundit e Kimit.

Gjatë një interviste për revistën "Interview", ajo e ka vlerësuar aktorin si njeri.

“Ai është i lezetshëm. Ai është me të vërtetë një person kaq i mirë. Jam e emocionuar për atë që ai ka sjellë", ka thënë Kim.



