Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Shtator 2022, 13:01

Elektrizoi sheshin 'Skëndërbej', por çfarë fshihet pas performancës së Ronela Hajatit

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja Ronela Hajati performoi në sheshin "Skëndërbej" dhe dhuroi një super performancë. Si gjithmonë, ajo dha më të mirën e saj duke u shfaqur energjike dhe një bishë e vërtetë në skenë.

Mirëpo, e dinit që Ronela ka qenë me temperaturë 39 dhe me dhimbje fyti? Pavarësisht gjendjes jo të mirë shëndetësore këngëtarja ka mbedhur forcat dhe ka performuar para mijra njerëzve.

"Nuk e keni idenë sa sëmurë jam sot, por shfaqja duhet të vazhdojë siç bën gjithmonë”, shkruante ajo në një video të publikuar para performancës ku tregonte se ishte me temperaturë.