Belinda Balluku ka dhënë së fundmi një intervistë për mediat, ku ka treguar se ditën e nesërme qeveria do të prezantojë paketën e re për energjinë që do të aplikohet nga 1 tetori.
Mes të tjerash zv/kryeministrja është pyetur nëse energjia elektrike do të ndërpritet pas orës 22:00, nisur nga dekarata e Ramës pak ditë më parë.
Ajo ka sqaruar se kjo nuk është në planet e qeverisë duke shtuar se po shqyrtohet që pas orës 22:00 të ndërpritet vetëm ndriçimi publik.
