Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Shtator 2022, 11:11

'Koncerti më i mirë ndonjëherë', Rita Ora tregon sa ishte numri i pjesëmarrësve

Rita Ora elektrizoi mbrëmjen e djeshme sheshin 'Skëndërbej' teksa mbajti koncert në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”.

Rita Pas koncertit këngëtarja ka reaguar me një video në Instastory. Ajo është shprehur se ky ka qenë koncerti më i mirë që ka bërë ndonjëherë dhe se ka pasur rreth 300-400 mijë njerëz.

“Më duhet të them se ishte koncerti më i mirë që kam bërë ndonjëherë. Jam kënaqur shumë, faleminderit të gjithëve që keni ardhur për të më parë. Më thanë se ishin 300 apo 400 mijë njerëz në shesh. Ju dua, faleminderit shumë!”, ka thënë Rita.