Ka disa ditë që Tuna dhe Patrisi kanë qenë kryefjala e lajmeve në mediat online dhe kjo për faktin se u aludua se mes tyre kishte përfunduar gjithçka. Lajmet nisën që në momentin që Tuna u largua nga Kosova ku jetonte me Patrisin, dhe pas disa ditësh i bërën unfollow njëri- tjetrit në Instagram.

Por edhe pse çifti nuk ka dashur të flasë për këtë periudhë të lidhjes së tyre, ata mesa duket nëpërmjet postimeve të fundit që kanë bërë, i kanë hedhur poshtë të gjitha thashethemet.

Tuna dhe Patrisi të cilët këtë vit u bënë prindër të një djali, kanë udhëtuar drejt Amerikës për të pritur Krishtlindjet atje. Ka qenë këngëtarja ajo që ka postuar disa foto në ‘Insta story’ ku shfaqte pamjen e shtëpisë dhe atmosferën festive në SHBA. Në fotot e saj dallohet edhe Partisi me djalin.





