Phil Foden, ylli 22-vjeçar i Mançester Sitit është ndarë nga partnerja Rebecca Cooke sepse ka pëlqyer një foto të modeles, Holly Burns, e cila kishte pozuar me të brendshme.

Sipas një burimi për gazetën The Sun, “Ishte thjesht një flirtim i pafajshëm në internet, nuk ishte asgjë më shumë se kaq”, megjithatë partnerja e tij u zemërua jashtëzakonisht shumë me të dhe madje u nda me lojtarin.

Rebecca Cooke është nënë e dy fëmijëve të përbashkët me Foden.




