Nga Shqipëria / E Martë 6 Shtator 2022, 16:04

Si i jep gji bebit me gjoksin e bërë? Përgjigjet Gerta Shino

Gerta Shino, ish-banorja e “Big Brother” javë më parë u bë nënë për herë të parë. Gerta jeton bashkë me partnerin e saj Florentin në Oslo të Norvegjisë.

Së fundmi në një bisedë virtuale me ndjekësit, dikush e ka pyetur Gertën mbi gjidhënien pas bërjes së gjoksit, ndërhyrje të cilin Gerta e ka bërë kohë më parë.

“Nuk ka asnjë problem, mjekësia ka avancuar”, është përgjigjur Gerta duke treguar se bebin e ushqen me qumështin e saj.