Rita Ora u përlot në fjalën e saj gjatë konferencës për shtyp kur foli për rastin e 11-vjeçares në Kosovë.

“Pak javë më parë, ajo që ndodhi në Kosovë na bëri të kujtojmë se sa e rëndësishme është të kemi në fokus këto çështje sociale dhe sa e rëndësishme është për prindërit dhe komunitetin që të punojnë me të rinjtë që këto ngjarje të mos përsëriten dhe të përmirësohet situata”, u shpreh artistja.

